Dimri mbërrin ‘zyrtarisht’ në Shqipëri, sinoptikanët bëjnë paralajmërimin: Nga e marta…

Fundi i Nëntorit ka sjellë Dimrin e vërtetë në vend. Shqipëria është mbërthyer nga moti i keq, me reshje shiu, dëbore dhe stuhi ere.

Lëpusha është zgjuar me dëborë, trashësia e se cilës ka kaluar 15 centimetra, por fatmirësisht akset rrugore janë të kalueshme.

Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar problem në disa akse rrugore. ARRSH njofton se në disa rrugë ka pasur rënie gurësh, drurë, materiale dhe inerte. Kontraktorët po punojnë për pastrimin e tyre, por deri tani nuk ka rrugë të bllokuara.

Problematike është situata edhe ne qarkun e Elbasanit. Reshjet e dendura te shiut dhe era e forte ka shkaktuar probleme ne furnizimin me energji elektrike. Disa ne disa akse rrugore ka patur rrëshqitje gurësh por qarkullimi ka vijuar normalisht./shqiperiaime.com.al

Author: admin