I ftuar te ‘Shqipëria Live’ ishte Qetsori, fituesi i Big Brother 2 , i cili komentoi situatën e Fifit. Sipas tij Fifi e teproi , pasi askush nuk e futi me detyrim aty brenda, por gjithsesi ai e pranon që jetesa mbyllyr është shumë e vështirë.
“Edhe unë kam pasur raste që doja të largohesha, më shumë për çështje malli dhe interesimi për familjen. Po ta marrësh atë si një lloj kapsule, ku janë disa individë brenda të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë, sigurisht që është e vështirë. Unë s’jam dakord me Fifin. Në momentin që bëjmë një kontratë, një kontratë me publikun e quajmë në këto raste dhe firmosim që do tregojmë realitetin e tij. Ka plot njerëz si Fifi që duan ta shohin realitetin e saj. Procesi i shëndetit ishte një vetëdeklarim i saj, mbase dhe e justifkoi.
Çdokujt mund t’i bjeri të fikët nga gjendja e lartë emocionale edhe ne kemi rrezikuar disa herë, unë me Adelën në momentet e fundit kur kemi dalë mbaheshim te njëri-tjetri. Aty intensiteti emocional dhe tensioni është shumë i lartë.
Për mua Fifi nuk duhet të kishte dalë, por ti përballte vështirësitë në publik siç e mori përsipër.”,- u shpreh ish-banori fitues.