Malësor Prënkoçaj, këngëtari shumë i dashur për publikun,sjell këngën më të re me titull “SHQIPE”

 

Këngëtari i mirënjohur Malësor Prënkoçaj, sapo ka lançuar këngën më të re në tregun muzikor Shqiptar, me titull “Shqipe”

Malësor Prënkoçaj artisti nga Malësia e Tuzit, por që jeton dhe vepron në Kosovë, në vazhdimësi po na surprizon me këngët e tij të bukura plot ritëm, dhe me dedikime atdhetarie, sapo ka realizuar projektin e radhës “SHQIPE” një këngë shumë e bukur e cila në vetëm pak orë që është lançuar, ka marrë shumë klikime share dhe komente pozitive. Ashtu siç vetëm një këngëtar i afirmuar siç është “Malësori” dhe i dashur për publikun e të gjitha moshave arrin të pushtojë zemrat e fansave.

Malësori një këngëtar i dashur dhe me një prezencë pozitive, ka fituar emër dhe audiencë në çdo vend ku flitet Shqip. I njohur që në rininë e tij të hershme me këngët që edhe tani këndohen masivisht, ku ndër gjithë ato hite veçohet kënga “Kthehuni” një super këngë që është si një lutje për rininë e Malësisë dhe gjithë Shqipërisë natyrale.

 

Kënga SHQIPE është një këngë e cila u kushtohet mërgimtarëve, ku edhe pse largohen nga vendlindja ata marrin me vete madhin dhe dashurinë për familjen dhe tokën e vendlindjes. Kjo këngë tingëllon ëmbël, me zërin e bukur të Bilbilit të Malësisë Malësor Prënkoçaj, me një muzikë të mrekullueshme dhe tekst nga  ILIR BERANI, me Orkestrim nga  ARDIAN KASTRATI, dhe ja ku vjen për ju kënga SHQIPE të cilën ju ftojmë t’a shikoni në linkun më poshtë. /PortaliShqiptar.com

Author: admin