Aktorja Monika Lubonja po bisedonte sot me Arjolën në lidhje me ‘çiftet’ që janë krijuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Monika nuk i kurseu ironizimet.
Për këtë arsye Monika ka shprehur dhe dëshirën të fillonte një histori dashurie.
“Do të filloj dhe unë një histori dashurie. Ke për të më parë mua,”- i tha Monika Arjolës me batutë.
“Aman se edhe ty të kishim mangut”,- iu kthye Arjola duke qeshur.