‘Punoj si kërcimtare në lokal nate’, Kiçja zbulon si është i dashuri aktual: Xheloz, rrihemi ndonjëherë

Kicja, e cila është vetëquajtur si “mbretëresha e Instagramit” ka zbuluar detaje nga jeta e saj private. Aktualisht, punon në një lokal nate si kërcimtare dhe PR duke u bërë e pavarur nga i dashuri i saj aktual.

Por, të gjithë e dimë marrëdhënien e saj me Dijonis Bibën, një dashuri në distancë që shpërthente në rrjete sociale për deklaratat e tyre shpesh provokuese dhe ofenduese nga xhelozia e inati. Por, mbrëmë në ‘D-Night’ ajo tha se me Dijonisin janë vetëm shokë dhe gjithçka që është në rrjete sociale është bërë vetëm për famë. Po i dashuri i ri, si është për Kiçen?

Kiçja: I dashuri im është shumë xheloz, por shumë xheloz.

Dajana: Është xheloz, por ama të lejon të punosh në një lokal nate

Kiçja: Është xheloz, por nuk mund të më ndalojë mua të punoj. Nuk do të pres unë nga i dashuri të më bleje pastën e dhëmbëve apo rimelin e syve. Njeriu nuk duhet të varet nga askush. Ai është tërë kohës xheloz, madje edhe rrihemi ndonjëherë, por gjithsesi unë e dua shumë atë njeri.

Author: admin