Semi është një ndër banoret më të komentuara të “Big Brother VIP”. Ajo është përfolur për flirte me Granitin, madje dhe me Donaldin, por së fundmi ka rrëfyer se ka dikë jashtë. Ajo ka treguar se është në njohje me një djalë, të cilin e pëlqen. “Kam dikë jashtë, të cilin e pëlqej. E pëlqej por nuk di si do jenë gjërat kur të dal jashtë. Ka shumë pak kohë që e njoh”, është shprehur Semi.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Bye Iliri, ke një rrugë të gjatë se harrova ta them, e ka parë në filxhan. Vetëm aq duad he “I’m done, I can go happy” (kam mbaruar punë, mund të jem e lumtur).
Semi: Ke dikë që është duke pritur aty jashtë?
Einxhel: Jo.
Semi: Dikush këtu?
Einxhel: Jo.
Biseda mes vajzave ka vazhduar, ndërsa Semi ka treguar për personin në fjalë.
“E pëlqej, por s’e di si do jenë gjërat kur të dal se kam shumë pak kohë që e njoh”, tha Semi.
Ndërkohë, Einxhel i ka thënë se ajo do të bëjë më të mirën dhe nëse ai është i zgjuar dhe një njeri i kirë, do e ketë parë siç duhet Semin.
“Unë mendoj që e ka parë”, ka thënë Semi.
“Thjesht e pëlqej, nuk është se ka ndonjë gjë… do kisha qejf ta shihja”, ka vazhduar ajo.
“Ska arsye pse dikush mos të pëlqej ty”, i ka thënë Einxheli.