‘Nuk jemi të gjithë si ty, që ti marrim burrin të tjerëve’, Roza Lati degjeneron Bieta Sulon

Pak kohë më parë, moderatorja e njohur Roza Lati ishte e ftuar tek “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo në Top Channel.

Roza ishte e ftuar te fliste për një set fotosh nga vetë ajo, mirë por pas asaj interviste gjërat ndryshuan mes moderatores Roza Lati dhe të zonjës së shtëpisë, Bieta Sulo.

Sipas postimeve që Roza bëri asokohe, tregonte pakënaqësi nga menaxhimi i intervistës që Bieta bëri, e kështu filluan replikat mes tyre, duke u shtuar një tjetër rast sherri në shoë biz-in shqiptar.

Së fundmi Roza Lati ka qenë e ftuar ne emisionin “Expuls” ku gazetari e vendosi Rozën përballë një loje. Në ekranin e studios u shfaq foto e Ilir Yzeirit, Encës dhe Bieta Sulos, 3 personazhe me të cilët Roza ka pasur përplasje në rrjet.

Pyetja qe ishte menduar nga moderatori kishte të bënte me faktin se nëse keto 3 personazhe ndodhen në një varkë duke u mbytur, kë do të shpëtonte ajo? Pa u menduar Roza zgjodhi Encën.

Më tej, kur po flitej për sherret, Roza konkretisht për Bieta Sulon u shpreh:

“Pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin për serialin SNOB. Mikpritje shumë e mirë, i bëri komplimenta, e priti shumë mirë. Nuk e kuptoj, vura re që më duket e kishte personale me mua por ne nuk është se ia marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty… “- u shpreh ajo.

Author: admin