Albana Mesuli një yll në super projektet që po i sjell

Albana Mesuli një yll në super projektet që po i sjell

 

Ajo rrallë e përmallë vjen me projekte muzikore por është mjaft e kërkuar atje ku ka zgjedhur të jetojë në Zvicër si dhe sidomos në dasmat shqiptare. Po flasim për shkodranet Albana Mesuli, këngëtarja që pak ditë më parë ka qenë në Kosovë dhe Maqedoni e është parë duke vizituar disa prej stilistëve më të njohur në Kosovë për tu veshur bukur e me stil në xhirimet e fundvitit.

 

Dhe më në fund artistes do ta shohim pak më shumë në këtë fundvit ku mësojmë se ka katër projekte muzikore. I pari quhet ” Ti je dashnija jem”, i dyti “Të fala nga unë”, më pas “Kthehu” dhe një super potpuri, këngë të cilat janë krijuat enkas për të e kënduar nga zëri i ëmbël i saj.

Në disa foto që kemi sbuluar ajo duket një yll i vërtetë por padyshim që presim dhe këngët të jenë hite e të dëgjohet mjaft. /PortaliShqiptar.com

Author: admin