‘Kujdes çfarë pi’, degradon keq sherri mes Ilirit dhe Fifit: Je shumë dobët si njeri

Iliri dhe Fifi janë kapur me njëri-tjetrin për shkak se Fifi e ka quajtur Ilirin balerin të dështuar. Iliri i prekur nga kjo gjë i tha se askush s’mund të flasë për profesionin e tij me të cilin ushqehet ndërsa Fifi i tha se po bënte shaka. Por konflikti ka vazhduar dhe të dy i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalë fyese.

Iliri e ka akuzuar Fifin se do të jetë në qendër të vëmendjes ndërsa ajo i ka kujtuar se edhe ai e ka ofenduar duke e quajtur “gjysmake”

Pjesë nga biseda:

Iliri: Që nga fillimi kur kemi hyrë këtu brenda nuk jam unë që dua me qenë në qendër të vëmendjes.

Fifi: Jam unë? Jam unë Ilir?

Iliri: E di më mirë ti se sa unë.

Fifi: Jam unë Ilir që dua të rri në qendër të vëmendjes. O Iliri s’kam nevojë për këto sene unë. Unë nuk kam nevojë për këto skena o Ilir se unë hyj andej në magazinë dhe bëj dy rreshta tekst dhe unë jam në qendër të vëmendjes.

Iliri: Po s’ka shanse të më thuash mua ‘je balerin i dështuar’. Je shumë dobët, si njeri në radhë të parë. Je shumë dobët.

Fifi: Unë jam si njeri ë?

Iliri: Je shumë dobët pra.

Iliri: Ose, kur pi duhet të dish ça pi dhe der kur e mban pijen.

Fifi: Si shpirt jam. Unë të dua shumë gjithsesi.

Iliri: Ke shumë gabim po të them.

Fifi: Por, kur bën shaka, mbaje shakanë./korrieri.com.al

Author: admin