Dj PM tregon si e ka përjetuar luftën e Kosovës

Në një bisedë me Ilrin,Pajtimi rrëfen një moment nga jeta e tij.

Ai tregon se si e ka përjetuar luftën e Kosovës edhe pse ka qenë në një moshë mjaft të vogël.

“Kam qenë 8 vjec dhe në banesën ku unë jetoja ishin 25 veta,5 familje shqipëtare dhe të gjithë të tjerat serbe.Kur u morr vendimi që u formua ushtria çlirimtare dhe dolën me deklarat zyrtare që jemi bërë ushtri,aty filluan të acaroheshin gjërat edhe më shumë.Serbia mori iniciativ të na dëbonte të gjithëve nga Kosova.Në banesën ku ishim ne 25 vetë unë dhe djali i xhaxhait ishim duke luajtur me zara edhe në atë moment të gjithë serbët futen ne banesën tonë të armatosur.Në po prisnim ose të na vrisnim ose të na dëbonin”-thot ai.

Duket që kjo ngjarje ka lënë një gjurmë shumë të thellë tek Pjatimi ku dhe sot e kësaj dite e kujton si një moment shumë të vështirë në jetën e tij.

Top Channel

Author: admin