Tifozit shqiptar i del prej “hundësh” ndeshja me Anglinë, policia nuk e fal dhe e arreston menjëherë

Shqipëria pësoi një humbje turpëruese 0-5 në transfertë ndaj Anglisë në “Uembli”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Katar 2022.

‘Tre Luanët’ ishin të pamëshirshëm në pjesën e parë, duke shënuar plot pesë herë në portën e mbrojtur nga Thomas Strakosha, i cili ishte i pafuqishëm të ndalonte Harry Kean me shokë.

Mirëpo, teksa luhej ndeshja një tifozë kuqezi, siç duket i mërzitur me rezultatin ka shkaktuar një incident nga i cili e ka pësuar rëndë.

Sigurimi i stadiumit fillimisht duket se e kanë paralajmëruar tifozin, mirëpo ai nuk i ka marrë parasysh këshillat.

Pak minuta më vonë, kanë ndërhyrë policia britanike, duke e arrestuar tifozin e Shqipërisë, i cili duket se jeton në Angli, pasi u drejtohet policëve në gjuhën angleze.

Tifozi me gjasë do të qëndrojë disa orë në polici dhe më pas do të lirohet kundrejt pagesës së një gjobë, për shkak të thyerjes së rregullave të rendit dhe sjelljes në publik./korrieri.com.al

Author: admin