Përçahet marrëdhënia mes Ilirit dhe Sabianit? Banorët sqarojnë mosmarrëveshjet

Sabiani dhe Iliri kanë krijuar një shoqëri shumë të mirë në “Big Brother VIP”. Madje, Sabiani ka bërë një deklaratë të fortë duke i thënë Ilirit se nëse eleminohet do të shkojë pas tij, moment që u bë viral në rrjet.

Por diçka ka ndryshuar pasi “Vëllai i Madh” vendosi që loja do të vazhdonte në çifte. Sabiani ka deklaruar se loja e tij ndryshonte nga e Ilirit, madje gjatë javës ka shprehur se mund ta penalizonte.

Mirëpo, ai tha se ajo që interesonte ishte që Iliri të sqaronte marrëdhënien me Donaldin, me të cilin balerini ka patur vazhdimisht debate.

Edhe banorët dhe opinionistët shprehën mendimet e tyre, dhe shumica mendonin se Sabiani ishte i sinqertë dhe besnik.

Këngëtari tha se përtej lojës, ai ishte një njeri me sedër, dhe pas “Big Brother” dëshironte të kishte marrëdhënie të mira me të gjithë banorët.

Author: admin