Çudit Laert Vasili, nxjerr emrin dhe foton e borxhliut: Nuk më ka kthyer paratë

Aktori i njohur Laert Vasili ka habitur me postimin e tij në rrjete sociale. Ai shprehet se një i ri i ka marrë një shumë të caktuar parash borxh dhe nuk ia ka kthyer.

Duke mos gjetur zgjidhje, aktori ka publikuar emrin, foton dhe numrin e telefonit të të riut në rrjetet sociale, ndërsa u kërkon ndihmë qytetarëve.

Sipas asaj që shkruan aktori, personi që i ka para borxh është zhdukur prej datës 23 prill. Nuk dihet nëse aktori e ka adresuar çështjen në polici apo ka vendosur të gjejë personin përmes rrjetit social Facebook.

Author: admin