Fabio Dushku, i cili është i dënuar me burg përjetë në Greqi, ka folur për herë të parë për rrëmbimin e reperit, Kozak Braçit, më 23 shtator të këtij viti.
35-vjeçari ka rrëfyer se nuk kanë pasur për qëllim që të rrëmbejnë të riun, por vetëm t’i jepnin një mësim, pasi ai e kishte tejkaluar kufirin me ofendimet në rrjetet sociale.
Fabio Dushku tha në një intervistë për “Shqipëria Live”, se më mirë “sesa ta vriste ndonjë nga fisi i tij, zgjodhi t’i jepte një mësim”, duke theksuar se shokët e tij thjesht e dërguan në një lagje tjetër dhe “i dhanë nja 5 shpulla”. I burgosuri u shpreh se me kushërinjtë e Kozakut ka ngrënë në një pjatë në qelitë e burgut.
Gjatë intervistës, 35-vjeçari u shpreh se nuk është penduar për krimet që ka kryer pasi “e ka dashur këtë gjë dhe kur është futur në këtë rrugë, e ka ditur se çfarë po bënte”.
Fabio Dushku tregoi se ka tentuar vetëm 1 herë të arratisjen nga burgu, por nuk ka ndërmend ta bëjë më pasi sipas ligjeve greke “dënimi i përjetshëm me burg është 16 vite dhe nëse vlerësohet me sjellje të mirë mund të lirohet me kusht”.
Intervista e plotë:
Kur jeni larguar nga Shqipëria?
Fabio Dushku: Kam ikur nga Shqipëria në 2004-ën. Jam arrestuar në 2010-ën. Në kohën që kam qenë jashtë jam marrë me gjëra të ndryshme, u tërhoqa se kështu erdhën gjërat. Kam ikur vetëm, pa familjarët. Jam arrestuar për shumë gjëra, ku u arrestova kisha gjysmën e Kodit penal, jam akuzuar për vrasje, plagosje, grup kriminal. Nuk ka qenë e vështirë, i kam pranuar disa akuza, i kam thënë dhe në gjyq. Disa nuk i kam pranuar edhe pse jam dënuar pa fakte. Çfarë të bëjmë, ndodhi. Nuk jam engjëll, por u dënova, për shumë pak gjëra dola i pafajshëm.
Je penduar?
Fabio Dushku: Çdo gjë ndodh për një arsye, kur futesh në këtë rrugë, do zbatosh disa rregulla, disa gjëra. Me pak fjalë, sedrën dhe fytyrën, nuk i shes dot kurrë, as s’mi merr njeri kurrë. Jam nga Mirdita dhe shkoj pak me atë që kanë pasur të parët tanë, i zbatoj ato andej nga jam.
Po për krimet që kryer?
Fabio Dushku: Është shumë e thjeshtë, të gjithë dalin thonë jam penduar, për të bërë burrin e mirë. Nuk jam penduar për asgjë, e kam dashur këtë gjë, jam fut në këtë rrugë, e kam ditur se çfarë po bëj, nuk është se më ka rrëshqitur këmba, rashë dhe s’kisha nga të dilja më. Kur futesh në këtë rrugë, i ke të gjitha përpara, të hapen gjithë rrugët dhe bëhesh miliarder, mbase që kur futesh të bllokohet rruga që ditën e parë. Nuk lidhje kjo pendesa, në momentin që kam bërë diçka po e paguaj, jam në rregull. Nuk kam pse të bëj viktimën.
Është ushtruar dhunë ndaj teje nga policia?
Fabio Dushku: Kush ka dëgjuar që gardianët kanë dhunuar ndonjë shqiptar?
Ka pasur denoncime
Fabio Dushku: Keni pasur rast me fakte?
Edhe të faktuara, disa prej tyre?
Fabio Dushku: E vetmja dhunë ndaj një shqiptari është Ilia Kareli, atje është përdorur dhunë. Çfarë ndodh me shqiptarët, thonë më kanë dhunuar gardianët. Ata nuk të rrahin, janë disa njerëz që janë mësuar gjithë jetën e tyre, nuk i lënë vend vetes së tyre, s’dinë të sillen jashtë jo më në burg. Burgu nuk është shkollë, s’është çerdhe është burg, ka rregulla. Në momentin që nuk i zbaton rregullat, kam 12 vite këtu dhe të vijë dikush nesër të bëjë çfarë të dojë.
Nuk janë të vërteta ankesat e tyre?
Fabio Dushku: Nuk zbatojnë rregullat dhe nuk i lënë vend vetes në asnjë sector. S’ka ku t’i çojë shteti dhe i mbajnë në biruca, ia bëjnë vetë vendin vetës, që të mos rrinë as në sektorin e shqiptarëve, as rusëve, askujt. Probleme këtej e andej, mashtro njërin e tjetrin, merru me fjalë, fut njerëzit në sherr. Normal një ditë të del koka dhe s’ke vend asgjëkundi, s’do të pranojë asnjë sektor. Çfarë ndodh me këtë njerëz?! I marrin gardianët dhe i fusin diku për ti mbrojtur nga burgaxhinjtë.
Ke autoritet dhe influencë në burg?
Fabio Dushku: E kam unë dhe shumë të tjerë si puna ime.
E bëjnë nga frika apo respekti?
Fabio Dushku: Disa të respektojnë se je njeri real, të tjerët normale nga frika që nuk përputhen me ty. Video ime është kur ndodhem në paraburgim në Koridhalos, vijnë të padënuarit. Më ka ra të nxjerr një pjesë të madhe nga ky burg, ngaqë kam pasur shumë gjyq dhe vazhdoj të kem, na dërgojnë tek ky burg, që të bëhen gjyqet. Të rinjtë nga jashtë bëjnë gabime, sepse nuk e njohin burgun, në lidhje me këtë video, është sektor arabësh dhe janë vrarë njerëz, tek ky sektor kam shkuar në 2016, kishim vendosur disa rregulla. I thamë kushdo që jeni, shqiptarë, arabë, apo ngado ku jeni nëse nuk zbatoni këto rregulla merrni çantën dhe zhdukuni nga këtu, ikni sektor tjetër. Nëse e përsërisni, nuk ikni me këmbët tuaja, por në mënyrë tjetër.
Keni nofka?
Fabio Dushku: Jo, kush i ka, i ka pasur edhe jashtë. Më thërrasin Fabio, shokët e mi edhe malok.
Je akuzuar për tentativë arratisje?
Fabio Dushku: Në 2015-ën me prova, kurse në 2018-ën kot pa lidhje. Erdhën policia, forcat speciale, prokuroria, kishin dërguar letër apo marrë telefon që unë kam bomba, se di çfarë i kishin thënë. Thjesht më kanë thyer derën në 5 të mëngjesit, hynë brenda dhe më gjetën telefon e disa gjëra të paligjshme. Mediat të nesërmen publikuan sikur më ishte ndërprerë arratisja.
Pse e kishte dhënë këtë njoftim personi?
Fabio Dushku: Këtë nuk e dimë, nuk e njohim personin. Kur bëhej fjalë për emrin tim, nuk e linin dot pa e verifikuar.
Ti s’ke tentuar të arratisesh?
Fabio Dushku: Në 2018 s’kam tentuar, kurse në 2015 po. Jemi gjykuar deri tek 40-50 veta, se mbaj mend mirë.
Mendon të arratisesh sërish?
Fabio Dushku: Se kam ndërmend. Avash-avash po mbaroj, edhe disa vite më kanë ngelur. Atëherë isha në fillim të burgut, ishte logjike. Kush është ai qorr që s’i do sytë, bëja gjithçka për tu arratisur.
Sa vite kanë mbetur?
Fabio Dushku: Këtu nëse dënohesh me burgim të përjetshëm është 16 vite. Kur plotëson 16 vite ke të drejtë të kërkosh lirinë me kusht, mbase ta japin 17-18 vjet, mbase 19 vite. Varet nga sjellja jote.
Nëse e pranojnë lirimin me kusht cila është gjëja e parë që do bësh?
Fabio Dushku: Do dalim jashtë, do takojmë familjen, miqtë, shokët.
Sa kohë ke pa takuar familjen?
Fabio Dushku: Nuk i kam takuar për shkak të pandemisë. Por i kam takuar çdo 2-3 muaj i takoj, sidomos vëllain që e kam këtu, vjen të më takojë shumë shpesh.
Shumë mund të thonë pse nuk zgjodhi Fabio rrugën e drejtë, një punë të mirë?
Fabio Dushku: Se di, ajo ADN-ja kishte qenë ndryshe, nuk na lidhi me shkollën por me rrugën. Gjithë moshatarët e mi kemi pasur fëmijëri të ’97. Moshatarët e mi, për shkak se familjet nuk kishin të ardhura iu drejtuar kurbetit, për një jetë më të mirë. Sakrifikuan, të gjithë familjet shqiptare e kanë një hero që ka sakrifikuar jetën e vet për të bërë mirë për familjen e tij. Normal që e kam sakrifikuar veten për familjen.
Po rrëmbimi i Kozakut?
Fabio Dushku: Njerëzit e Kozakut i njoh, kam pasur kushërinj të tij nëpër burgje. Kemi pasur marrëdhënie të mira, edhe me Kozakun. Më vjen keq për familjen e tij, sidomos për nënën e Kozakut, i kërkoj falje për këtë që ndodhi, por ai e tejkaloi çdo limit njerëzor. Unë jam në burg, në një botë tjetër, ai merret me Instagram. Nuk është fajtor 100%, e kanë shtyrë njerëz, nga rrjetet sociale shahen, degjenerohen, është shembull i keq edhe për rininë. Rinia vetë po i bën këto gjëra, për të treguar që është më i fortë se tjetri. I kanë tejkaluar gjërat dhe Kozaku e kishin nisur këtë gjë, nisi me shaka, vazhdoi në nivel tjetër. Shkoi deri diku që nuk mbante më ujë pilafi. U ngrit gjithë fisi, gjithë njerëzit, kush më njihte. I kam thënë lëreni se do e zgjidhim avash-avash.
Rrëmbimin dhe videon live e nxite ti?
Fabio Dushku: Çfarë rrëmbimi, na kanë sëmurë. Rrëmbimi bëhet për lekë, masakrohet. Kozakun thjesht e futën në makinë, i futën disa shpulla në një lagje më matanë. Që të mos ngrihej ndonjë nga fisi e ta vriste më mirë zgjodhëm shokët t’i fusnim dy shpulla dhe i kishte tejkaluar disa gjëra. Edhe video është publikuar gabimit, duke i parë shokët ato të shara, e bënë nga adrenalina. Se kishim menduar për t’i prishur imazhin. S’jemi shokë, thjesht njerëzit e tij i kam shokë e miq, kemi ngrënë me një pjatë në burg. Kjo gjë ka mbaruar, si për të ashtu edhe për mua. Rrjete sociale nuk kam sepse jam në burg, i përdor vëllai