Fifi tregon jetën e Semit jashtë ‘BBV’: Pinte vetëm cigare dhe alkool, kishte muaj që nuk hante…

Marrëdhënia mes Semit dhe Fifit në “Big Brother VIP” ka qenë shumë e tensionuar. Shpesh vajzat kanë debatuar me tone të ashpëra teksa nuk kanë munguar akuzat mes tyre. E duket se e gjitha lidhet me marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Fifi ka folur së fundmi me Granitin për Semin. Ajo tha se kanë bashkëpunuar në “Kënga Magjike”, por pas saj raporti i tyre nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ishin në festival bashkë, Semi ka qenë shumë keq. Kishte muaj që nuk hante, por jetonte vetëm me cigare dhe alkool. Ishte shumë e mbyllur në vetvete, rrinte gjithë kohës vetëm. Isha unë ajo që i qëndrova pranë, e mora në shtëpi, e merrja kudo me vete nëpër koncerte. Në fund ajo nuk më tha asnjë faleminderit. Më shkruante pafund më pas por unë nuk i ktheja më përgjigje. Pak para se të hynim këtu i bëmë block njëra-tjetrës.”,-tha Fifi.

Gjithashtu, ajo shtoi se konfliktet e shpeshta mes tyre në shtëpi i janë dukur se ishin të shkaktuara nga përplasjet e tyre jashtë shtëpisë.

“Nuk kam pasur asgjë me ty, por çdo gjë që ka ndodhur në shtëpi më është dukur se bëhej për hakmarrje nga konflikti jashtë”,- i tha Fifi-Granitit.

Author: admin