Ai la përfundimisht shtëpinë e ‘’BBV’’, largim për të cilin ai nuk heziton të shprehë keqardhjen.
’I kam dhënë shumë asaj shtëpie dhe nuk e meritoja të largohesha’’,- tha ai.
Gjithashtu Arditi tregoi se ndihet i penalizuar nga Fifi pasi nëse do të kishte një eleminim përballë Granitit, fati i tij do të vijonte tërësisht ndryshe.
‘’Jam kurioz ta di pse, por realisht mendoj se Fifi është arsyeja e largimit tim’’,- tha ai.
Arditi tregoi gjithashtu se nuk do të ndryshonte asgjë nga e gjithë eksperienca e tij.
Sipas Arditit fitorja do mund të ndahej mes Arjolës ose Ilirit.
Analiza e tij u mbyll me një deklaratë të bukur për Beniadën: Diçka ndryshoi pas rikthimit tim herën e parë. Kemi vendosu që njohja jonë do të vazhdojë jashtë./shqiperiaime.com.al