Një e ftuar speciale. Si e prezanton Bieta Sulo vajzën e Alban Dudushit?

Moderatorja Bieta Sulo ka treguar se ka një marëdhënie shumë të mirë me vajzën e partnerit të saj, Alban Dudushit. Ditën e djeshme, Joelle ishte e ftuar në “Ftesë në 5” për të ndarë me publikun emocionet e pjesëmarrjes në filmin “Katror i pushtetit”.

Joelle Dudushin, vajza e Alban Dudushit ndau me publikun emocionet e pjesëmarrjes së saj në filmin “Katrori i pushtetit”.

Joelle, në studion e Bieta Sulos, rrëfeu se si ishte për të roli i një adoleshenteje. Ajo tha se ka qenë më parë pjesëmarrëse në një film me metrazh të shkurtër, por të qenit pjesë e këtij realizimi ka qenë mjaft emocionuese për të.

“Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për aktrim, Nigda Dako dhe Alban Dudushi”,- e prezantoi Bieta vajzën e bashkëshortit të saj duke theksuar faktin se nuk kishte si të ndodhte ndryshe me talentin që Joelle ka treguar në sheshxhirim./asutimes.com

Author: admin