Këngëtarja Fifi nisi të rrëfente dje në shtëpinë e “Big Brother VIP” fillesat e karrierës së saj. Artistja zbuloi se ka qenë vetëm 20 vjeç kur vendosi të shkruante tekste këngësh dhe të krijonte vija melodike, të cilat i shiste për të fituar të ardhura.Fifi tha se ka qenë këngëtarja Fjolla Morina ajo që ka bërë të mundur që Fifi të ngjitet për herë të parë në skenë dhe të këndojë. Ajo doli para të gjithë publikut në koncertin e realizuar në atë kohë nga Big Mama, për të mbledhur të ardhura për të gjitha familjet e prekura ekonomikisht për shkak të luftës në Tetovë.
“Ka qenë një koncert humanitar kur krisi lufta në Tetovë, që e bëri Big Mama, për me ndihmu ata që patën shumë humbje financiarisht. Kam qen 20 vjeç. Ngaqë kam nejt shumë me Fjolla Morinën, më thotë mu Fjolla ‘kam fol me Bigun me ardh edhe ti me i knu dy kongë’. Atje takova Rozana Radin dhe Era Rusin.
Në atë kohë punoja në nëntë studio. Bëja vijë melodike dhe i shitsha. Jam kompozitore dhe tekstshkruese. I shitsha kongët po me idenë që ‘unë të jap diça, ti më jep diçka’, se s’kisha lekë.
Shumë kongë që unë u kam vo dijën melodike, më thotë Era ‘e di sa vite i kam lyp këto demot?’. ‘Cilat?’, i thashë. ‘Ja këto’, më tha.
Edhe i thash ‘i kam bo une’. ‘Jo!’, më tha. Edhe më thotë mu ‘po më vjen mirë që u njoftum’. Edhe mas dy mujsh më thërret Rozana në telefon, më thotë ‘Ça ke bo, si je?’. ‘Më dëgjo’ tha, ‘jemi duke bo nji kongë të Era Rusit te Elgit Doda’ edhe tha ‘po na duhet me na nimu me vijën melodike”,- rrëfeu Fifi.
Gjithashtu, gjatë një bisede në oborrin e shtëpisë me Arjola Demirin dhe me Sabianin, Fifi tha se para se të hynte në “Big Brother VIP”, në kuletë kishte vetëm 70 euro. “Borxhet i kam kry… të babës. Kur kam hi mrena jam kon zero. Asnji cent. Domethonë i kam lon në kuletë 70 euro, asnjë cent tjetër. 70 euro i kam lon, asnjë cent. I kam pagujt qiranë e shtëpisë për tre muj…”,- rrëfeu Fifi./asutimes.com