Të shumtë janë shqiptarët dhe turistët që këtë verë kanë zgjedhur t’i bëjnë pushimet në pjesën e jugut të vendit. Mirëpo, veç bukurive natyrore, të gjithë e dimë se sa të kripura janë çmimet aty.
Këtë herë është gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, ai që ka publikuar faturën e një mëngjesi në një prej restoranteve të jugut dhe ka ironizuar rëndshëm me çmimin e vezës.
Ai thotë se dhe në Manhatan çmimi i një kokërr veze është 5 dollarë, ndërsa në Shqipëri kushton 8 mijë lekë.
Tomorri shkruan:
Ne downtown Manhattan kokrra e vezes ben maksimumi 5 dollare. Ne vendin me brekegrisur te Europes veza kushton 8 mije leke. Pervec kesaj mund te kapesh Okazion edhe ndonje plumb bytheve.
Te keqen e turizmit. Une ta di se i kam te gjitha falas nuk shkoj asnje sekonde per pushime ne jug”.