Grabitja e shekullit në Britani: Kush janë dy shqiptarët që arritën të vjedhin 62 milionë euro

Dy emigrantët shqiptarë Jetmir Buçpapa dhe Ermir Hysenaj, janë ‘truri’ i vjedhjes së shekullit në Angli. Vjedhja e 53 milionë paundëve apo e mbi 62 milionë eurove, shënon vjedhjen më të madhe që ka ndodhur në shtetin anglez.Në orët e para të mëngjesit të 22 shkurtit të vitit 2006, kishte ndodhur grabitja më e madhe në histori të Anglisë.

Banditët, të maskuar si policë anglezë, morën peng menaxherin e ‘Securitas Depot’ në Ton Brixh, distrikti i Kentit, Dikson (52 vjeç) dhe familjen e tij. ‘Securitas Depot’ shërbente si magazinë parash kesh për të furnizuar sportelet e bankave dhe automatet ATM të shpërndarjes së parave.

Në këtë depo gjendej një sasi prej 203 milionë stërlinash para të thata. Duke përdorur menaxherin Dikson tashmë peng të tyre, banda dhe të maskuar si policë, hynë në depon super të sigurt.Hajdutët ishin të armatosur me pistoleta dhe kallashnikov model ASH 82, prodhim shqiptar.

Ata neutralizuan 14 rojat e armatosura të depozitës. Ndonëse e mbushën plot një kamion ‘Renault’, një veturë ‘Volvo’ dhe një ‘Vectra’, banditët arritën të merrnin vetëm 53 milionë stërlina duke lënë në depo 150 milionë stërlina të tjera, sepse kamioni kishte kapacitet vetëm 7,5 tonë.

Author: admin