Një mama dhe djali i saj adololeshnt bënë një debat të ashpër. Më vonë, gjatë mbrëmjes, adoleshenti shkoi tek kuzhina e mamit…
Duke turfulluar me zemërim, ai i dorëzoi asaj një copë letër në të shkruar. Pasi nëna e tij pastroi duart, ajo u ul dhe e lexoi, dhe ja çfarë shkruhej në të:
Që preva barin: 10 $ Që pastrova dhomën time këtë javë: 5$ Që shkova në dyqan për ty: 8$ Që bëra dadon e vëllait të vogël ndërkohë që ti bëjë pazarin: 30$ Që nxora jashtë plehrat: 5$ Që mora nota të mira: 25$ Që pastrova kopshtin: 20$ Detyrimi total: 103$ Mamaja e tij e shikoi atë, dhe djali mund ta kuptonte që kujtime të largëta po vërshonin në mendjen saj.
Ajo u ul dhe ai mund ta shihte se e kishte mërzitur shumë të ëmën. Ajo mori stilolapsin, e ktheu në anën tjetër letrën që kishte shkruar ai, dhe kjo ishte ajo që shkroi: – Për nëntë muajt që të mbajtja ndërkohë që po rriteshe brenda meje: Pa pagesë! – Për të gjithë netët që qëndrova me lot dhe u kujdesa për ty ndërkohë që kishe ethe: Pa pagesë!
– Për të gjithë lotët që më shkaktove përgjatë viteve: Pa pagesë! – Për të gjitha netët që ishin të mbushura me frikë për shkak të problemeve që e dija se ishin përpara: Pa pagesë! – Për të gjitha netët që qëndroja në verandë duke pritur me padurim për ty e shqetsuar për vdekje: Pa pagesë! – Për të gjitha lodrat, ushqimet, veshjet dhe biçikletat: Pa pagesë!
– Për të gjitha atletet e bukura që nuk mund t’i përballoja por prap se prap i bleva sepse nuk doja të kishe më pak se fëmijët e tjerë: Pa pagesë! – Për të gjitha kampet e verës që t’i pagova edhe pse mezi i përballoja: Pa pagesë! – Për të gjitha herët që anulova darkën me miqtë që t’i dhe vëllai yt të kishit video lojrat më të reja: Pa pagesë! – Për të gjitha dhimbjet në trupin tim pasi mbaroja dy turnet në mënyrë që t’iu jepja një të ardhme më të mirë: Pa pagesë!
– Për të gjitha herët që po qaja e fshehur në banjo duke menduar a do të kisha mjaftushëm që të paguaja faturat: Pa pagesë! – Për të gjitha netët pa gjumë, duke u shqetësuar nëse po bëja mjaftueshëm për ju: Pa pagesë! – Për të gjitha herët që isha aty për të gjitha problemet dhe shqetsimet tuaja: Pa pagesë Mamaja ngriti kokën e saj dhe shikoi të birin. Ajo tha: “Bir kur i mbledh të gjitha bashkë, kostoja e dashurisë është: 0$”.
Kur djali mbaroi së lexuari çfarë mamaja i kishte shkruar, doli jashtë shtëpisë dhe qëndroi ashtu mbështetur me murin e oborrit ndërkohë që lotët i rridhnin rrëke nga sytë e tij, pastaj e pa të ëmën për një çast: “Mama, edhe unë të dua sigurisht”. Ai mori stilolapsin dhe shkroi me shkronja të mëdha: “E paguar plotësisht”. Ai i dha nënës së tij përqafimin më të madh e më të sinqertë në botë.
Kurrë nuk do ta dish se sa shumë vlejnë prindërit tuaj deri sa të bëheni vetë një i tillë. Bëhu një dhënës, jo kërkues, veçanërisht me prindërit e tu. Mbani mend, mund të japësh më shumë sesa veç para. Tani nëse, mamaja është afër teje, shko dhe jepi puthjen më të madhe dhe kërkoi falje… Nëse është larg, merre në telefon dhe sigurohu që ajo ta dijë se ti i je mirënjohës për çdo gjë që ka bërë, ose nëse je jashtë mos shko në shtëpi sot pa ia blerë një lule të bukur asaj. /shkollaesuksesit.com/