“Më thanë se jam bërë e famshme”, flet nëna 93-vjeçare që u bë virale në Tik Tok (VIDEO)

Nëna 93 vjeçare nga Dukati u bë një ndër personazhet më të klikuar në rrjetet sociale, pas intervistës në sezonin e parë të emisionit “Ora Verore”.

Këtë herë vjen për të folur rreth komenteve që i kanë bërë të afërmit. Sade Aliçkaj thotë se nipërit e mbesat i kanë pëlqyer videot që qarkullojnë me zërin e saj në rrjetet sociale.

“Më kanë thënë nipërit dhe mbesat, që jam bërë shumë e famshme. Ke folur mirë më thanë. Më kanë thënë në fshat, që jam bërë e njohur. Por unë nuk e di a kam folur mirë. Je llafosur shumë mirë më thanë”.

Author: admin