Pilotët shqiptarë do ndihen xhelozë, kinezët shpikin trenin që “të lë targat”

Kina zbuloi një tren që mund të arrijë një shpejtësi maksimale deri në 600 km/orë. Shpejtësia maksimale do ta bënte trenin e zhvilluar në Kinë, mjetin më i shpejtë tokësor në botë.

Treni përdor teknologjinë maglev, e cila mundëson që të udhëtojë kaq shpejt. Ai do të jetë në gjendje të udhëtojë nga Londra në Paris në 34 minuta, krahasuar me flotën e Eurostar dy orë e 16 minuta.

Autoritetet kanë konfirmuar se treni do të vihet në dispozicion ndërmjet 5-10 viteve. Me 600 km/ orë, trenit do t’i duheshin vetëm 2.5 orë për të udhëtuar nga Pekini në Shangai me tren – një udhëtim prej më shumë se 1.000 km.

Author: admin