Fundi i botës mund të jetë më afër se sa mendojmë, nëse do të besohet teoricisti amerikan i konspiracionit, David Meade, i cili thotë se është çështje ditësh. David Meade është një teoricien amerikan, i cili ka bër shumë parashikime. Ai shkroi një libër të quajtur “Planet X”, duke këmbëngulur se Nibiru do të rrëzonte në Tokë në muajin tetor, por rezultoi e dështuar.
Teoria e tij u shty edhe për një vit kur NASA zbuloi një planet të ri në sistemin diellor, të cilin e quajtën Planet i Nëntë. Meade, megjithatë, këmbëngul që ky planet është në të vërtetë Nibiru, ose Planet X.
Teoritë e mëparshme amerikane dhe parashikimet për fundin e botës kanë qenë të gjithë të gabuara, siç dëshmohet nga fakti se ne të gjithë jemi ende këtu.