“Nuk punoj për lekë”, Bes Kallaku tregon nëse “Portokallia” e kërkoi të rikthehej

Prej disa muajsh, aktori Bes Kallaku është edhe në rolin e moderatorit të spektaklit të humorit “Kosherja”, i cili trasmetohet çdo të dielë në ABC.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se rrënjët i ka krijuar nga “Portokallia”, por “Kosherja” e ka rritur profesionalisht.

Besi ka theksuar se nuk punon për para se në të kundërt nuk do kishte qendruar në pauzë për tre vite, por do të kishte pranuar ofertat.

“Nëse unë deri më sot kam qenë rritur duke krijuar rrënjët nga ‘Portokallia’, në ‘Koshere’ e ndjeva veten në një stad tjetër, isha rritur, që nga roli i moderatorit dhe deri te editorialet e përjavshme. Unë me Altinin e njohim shumë mirë punë e njëri-tjetrit. Jam ndjerë i rritur profesionlaisht. Jam ndjerë shumë komod dhe super i realizuar. Plus me aktorët e rinj me të cilët nuk kisha bashkëpunuar asnjëherë.

Ka pas një kimi mes Besit dhe Jonës që në fillim, edhe me aktorët e rinj ka pas një bashkëpunim si për pjesën e shkrimit të teksteve. Ka qenë një frymë që unë nuk e kam nisur për lekë. Unë kurrë nuk e kam parë këtë profesion për lekë, se të ishte për lekë nuk do rrija 3 vjet pushim pa emision”.

 

Author: admin