Të bëhesh “tapë” me akullore, shpiket makineria që shndërron birrën në ëmbëlsirë

Një birrë e ftohtë ose një lugë nga akullorja e preferuar janë perfekte por t’u freskuar në këto ditë të nxehta vere. Një shpikës amerikan ka krijuar një makineri që kthen birrat, koktejet dhe pijet e tjera në akullore të butë.

Sigurisht, akulloret bazuar në aromat e pijeve tona të preferuara tashmë ekzistojnë, por kjo zakonisht do të thotë të sakrifikosh përmbajtjen e alk.oo.lit sepse pika e ngrirjes së al.ko.olit është shumë e ulët në krahasim me lëngjet e tjera.

Por, kjo makineri mund të marrë çdo pije dhe ta kristalizojë në më pak se 30 minuta, duke e mbajtur sasinë e al.ko.olit të njëjtë, që do të thotë se mund të de.heni nga këto akullore.

Falë teknikës së zhvilluar me Stacionet e ëmbëlsirave ËDS në Hinkley, Illinois, SHBA, pija de-gazohet së pari për të hequr dyoksidin e karbonit, të përzier me një xhel, futet në makinë dhe del akullorja.

Makineria kushton 6,000 dollarë dhe do të shitet në bare, që ata të krijojnë ëmbëlsirat të veçanta për t’ia shtuar menysë së tyre. Duhen rreth 30 minuta që birra të kalojë nga lëngu në të ngurtë kristalor, por sa më e lartë të jetë përmbajtja e alkoolit, aq më e gjatë pritja.

Author: admin