Propozimi i veçantë mes policëve, çifti i momentit zbulon prapaskenat e surprizës

Murati dhe Ilirjana janë çifti më simpatik i momentit. Ata janë vetëm 18-vjeç dhe kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Kjo pasi Murati i përgatiti një propozim surpriz Ilirjanës mbrëmjen e Maturës, duke hyrë me disa djemë të veshur me uniforma policie.

Në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, të dy të rinjtë nga Fieri kanë treguar se historia e tyre e dashurisë ka nisur prej disa vitesh dhe padyshim kanë ndarë detaje nga surpriza.

“Ishte komplet idea ime, po mora ndihmë nga dy shokët e mi, të cilët u veshën si policë. Më ka ndihmuar shumë edhe mësuesja ime kujdestare”, tha Murati.

Nga ana tjetër, Ilirjana u shpreh entuziaste duke e cilësuar shumë të bukur propozimin, por që fillimisht u tremb.

“Në fakt u tremba shumë dhe u afrova drejt Muratit, po një shoqe më tha mos u tremb se është suprizë. Ishte surprizë shumë shumë e bukur”, tha ajo.

Author: admin