I riu Xhetan Koka ka rrëfyer në emisionin “Historia ime”, marrëdhënien e tij problematike me babain.
Shkak për këtë është bërë ndarja e padrejtë e pasurisë. Xhetani pretendon në studio, se pavarësisht se kanë tre shtëpi, babai nuk i jep asnjërën prej tyre.
Fëmijëria e tij ka qenë e vështirë, babai e përzinte edhe nga shtëpia. Që në moshën 13-vjeçare, ai ka kryer vjed hje dhe duke rënë brenda.
Babai i tij në një lidhje telefonike në studio ka rrëfyer se Xhetani nuk punon dhe për këtë arsye, ai nuk do i japë asgjë nga pasuria dhe pronat e tij.
Xhetani nga ana tjetër dëshiron të ketë një shtëpi, që të mund të krijojë dhe familje, të martohet dhe të ketë fëmijë. Nëse kjo nuk realizohet, sipas tij deri në moshën 30 vjeç, ai s’ka ç’e do jetën.
Mirela Milori: Ti thua që do të bësh familjen tënde. Më the që do të bësh fëmijë, sa jam në moshë the. Kur ishte ajo mosha për ty, që s’ka pse jeton njeri më?
Xhetani: Po tani jam 24 vjeç, po nisa të mbledh lekët, të nis të bëj riparimet, të bëj shtëpinë, mosha kalon. Të kalosh moshën 30 vjeç e sipër, ç’e do jetën më.
Mirela Milori: Deri në 30, mbas të 30-ve s’ka më jetë?
Xhetani: Kjo është ajo mosha..
Mirela Milori: Je 24 vjeç, e ke jetën para. Edhe 6 vjet do të martohesh se pastaj s’ke më shanse ti?
Xhetani: S’ka se tani është ajo mosha, çdo gjë ka lezetin e vet. Gruaja dhe fëmija ta jep atë buzëqeshjen, atë paqen, frymëzimin.
Mirela Milori: Je rritur në një familje me dhunë, nesër kur të kesh familjen tënde do kesh dhunë?
Xhetani: Më mirë rri beqar, nuk kërkoj gjynahe, se ashtu merr gjynahe.