Një Histori E Denjë Për Filma, DJ I Njohur Shqiptar Tregon Gjithçka Për Super Femrën Që I Ka Vjedhur Zemrën

Dj Sardi prej kohësh po jeton një histori të bukur dashurie me një vajzë bukuroshe që i ka rrëmbyer gjithë zemrën. Ditën e djeshme partnerja e tij, Jonisa, festoi ditëlindjen dhe Sardi nxori në pah gjithë anën romantike. Ai publikoi një foto buzë detit me të dashurën dhe i bëri një dedikim shumë të bukur.

“Gëzuar ditëlindjen gruaja që shpresoj ta kem përgjithmonë përkrah vetes”, shkroi Dj Sardi.

Ndërkohë i ftuar ditën e sotme në emisionin radiofonik, “Pardon my french” ai tregoi gjithçka në lidhje me marrëdhënien e tyre. Dj Sardi tha se është njohur me Jonisën që nga koha e gjimnazit dhe pasi u takuan vite më vonë me njëri-tjetrin vendosën që të krijonin lidhjen e bukur që kanë sot.

“Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish.”, u shpreh Dj Sardi. Ndërsa përsa i përket planeve për të zgjeruar familjen, ai tha se nuk dëshiron të nxitohet.

Ai tha se për momentin dëshirojnë të shijojnë bashkëjetesën dhe më vonë do të mendojnë për martesën e fëmijët.
“Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë.

Author: admin