Histori frymëzuese! Vajza me sindromën Down punon si ndihmës stomatologe në Kosovë, mjeku: Çfarë ndryshoi me ardhjen e saj

Eloida Alija është vetëm 21-vjeç dhe punon si ndihmës stomatologe në një klinikë dentare në Kosovë. Edhe pse e prekur nga sindroma Down, kjo nuk e ka penguar të realizojë ëndrrat e saj.

Burim Buzhala, dentist në klinikën ku Eloida punon tregon për Vipmagazine.al si u njoh me të dhe si e mori vendimin për ta marrë në punë.

“Eloidën e kam njohur para 2 vite e gjysmë, më pati shkruar e ëma e Eloides për ta sjellë në vizitë kontrolluse pastaj bëmë kontrollun dhe vendosëm për planin e punës pra protokollin e trajtimit të dhëmbëve.

Pasi ja kam regulluar të gjithë dhëmbët në fund më lindi ideja që ta marr në punë dhe t”i thyejmë paragjykimet bullizmin etj… pra për të dhënë nje mesazh dhe për të hapur mendjen rrethit shoqërisë dhe institucioneve mbarë në vend dhe jashtë! Me Eloidën punoj tashmë prej dy vitesh.

Dhe është integruar shumë mirë në punë dhe ekipin tonë kolegial dhe mjekësor dentar është e mrekullushme Ela jonë siç e thërrasim ne!”, shprehet ai.

Ela tani në klinikë ka arritur të përshtatet mjaft mirë me ambientin e punës ku është angazhuar prej dy vitesh. Dr. Buzhala thotë se me ardhjen e saj në klinikë, sot ka më shumë pozitivitet.

“Në punën time dhe të kolegëve në klinikën tonë ndryshoi shumëçka pozitivisht duke filluar prej energjisë pozitive, tê qeshurave dhe relaksimin në vendin e punë ku ka natyrisht shumë stres sepse Eloida me sinqeritetin, dashurinë dhe energjinë që ka të gjithë neve na bën të çlodhemi dhe te jemi të freskët në punë”, shprehet ai.

Rasti i saj ka shërbyer si shembull për disa biznese të tjera, të cilët kanë punësuar punonjës me sindromën down, e deri më sot numri i tyre në Kosovë ka arritur afërsisht 80 në total.

“Sa i përket kolegëve specifikisht kolegëve të stomatologjisë, gojarisht me kanë komplimentuar shumë por vetëm njëri prej tyre më patj premtuar se do të punësojë dikë me sindromën down, por deri me sot nuk ka ndodhur!

Mirëpo mesazhi që kemi dhënë ne ka aritur vendin e duhur në shumë farmaci, kafene e biznese e vende të tjera kan punësuar ku numri ka kaluar me sa di mbi 80”, thotë Buzhala.

Ndërsa pacientët përveçse ndihen komodë, përmes Eloidës kanë arritur të heqin një pjesë të frikës që çdokush e ka nga dentisti.

“Në lidhje me raportet e Eloidës me pacientë janë perfekte shumë pozitive, Elodia me sjelljen e saj sinqeritetin dashurin energjinë që ka, pacientët i bën të ndihen shumë komod dhe i ndihmon shumë për ta larguar dhe shmangur fobinë qe shumë pacientë e kanë për tek mjeku i dhëmbëve!”, tregon mjeku.

Përveçse një shembull frymëzues për personat e prekur nga sindroma Down, në vitin 2019, Eloida e kapërceu rrethin e tyre duke u kthyer në shembull për të gjithë me gjestin e saj. Pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, ajo vendosi të dhurojë pagën e saj për familjet në nevojë!/Vip-magazine.al

Author: admin