Sipas tij, nuk lante dhe pastronte, por as nuk dinte të gatuante mirë, ose të paktën nuk e bënte me qejf. Kjo ka mjaftuar që burri të akuzonte bashkëshorten për mospërfillje të familjes, duke kërkuar si pasojë divorcin.
Italianit nga Foggia kërkesat iu dukën tejet legjitime, ndërkohë që ishte ndjerë i ofenduar sepse pas kërkesës për divorc gruaja i kishte kërkuar edhe një mbështetje financiare, nga momenti që nuk punonte.
Gjykata italiane nuk i ka dhënë të drejtë bashkëshortit. Sipas organit të drejtësisë, akuzat nuk kanë asnjë provë, por verdikti nuk pranohej edhe në parim.
“Nuk mund të pranohet një situatë, ku një prej dy bashkëshortëve të jetë i detyruar të kryejë vetëm punë shtëpiake, për të cilët duhet të ndihmojnë të gjithë, edhe vetë fëmijët.
Me martesën, bashkëshortët kanë të njëjta të drejta dhe detyrime. Të dy duhet të japin kontributin e tyre sipas mundësive të secilit”, thuhet në zbardhjen e vendimit të gjykatës në Foggia, që nuk ka munguar të shkaktojë gjithsesi polemika.