Arrestohet Skifteri Shqiptar ne Itali,filmohet duke u ngjitur ne ballkon.

Një burrë 30 vjeç, shtetas shqiptar, u arrestua të premten pasdite në Milano me akuzën e vjedhjeve të shumta. Agjentët e policisë në Volanti, e kapën në flagrancë duke vjedhur një apartament në Ugo Betti, në zonën e Bonola.

Alarmi u dha rreth orës 02:30 minuta nga një banor, i cili lajmëroi policinë se dikush po ngjitej në fasadën e ndërtesës, duke arritur në katin e katërt.

Kur policët arritën jashtë derës së shtëpisë – pronë e një familje italiane, por në atë kohë bosh – vunë re se dikush ishte në të vërtetë brenda.

Sapo e kuptoi se ishte zbuluar, 30 vjeçari nuk mendoi dy herë dhe nga i njëjti ballkon me të cilin kishte hyrë, nisi të largohej për në katin më poshtë ku ndodhej një grua 41 vjeçare, e cila ndodhej në kuzhinë.
Atëherë hajduti u përpoq të shpëtonte nga shkallët, por po e prisnin agjentët e policisë

Author: admin