Fotoja e një vajze të vogël, e cila duket sikur është zhytur në çimento, po bën xhiron e botës, me shumë njerëz që e kanë pasur të vështirë ta shpjegojnë se ku qëndron kleçka.
Fotoja e postuar fillimisht në Reddit tregon një vajzë të vogël që “zhduket” brenda rrugës. “Ku është gjysma e vajzës sime? Ah, po. E kuptova. Po ju, a e kuptuat?”, lexohet në foto.
Përdoruesit e Reddit e patën të vështirë të gjenin një shpjegim logjik.
“Kjo qenka e vështirë”, shkruan një burrë, komenti i të cilit u pëlqye nga 630 persona që ishin konfuzë si ai.
“Iluzion optik i shkëlqyer. Qenka shumë e vështirë për t’u kuptuar”, shkruan një tjetër.
Por, pati edhe njerëz që e panë si duhet këtë foto: “Vajza po qëndron pas një bordure”.