10 gjërat që meshkujt pëlqejnë te femrat, por nuk ua thonë

Ndonëse meshkujt nuk mund të jenë gjithnjë romantikë, ata kanë disa gjëra të cilat i bëjnë, por që femrat nuk kanë dijeni. Për shkak se meshkujt duan të duket gjithnjë si gjinia e fortë dhe që nuk u bëjnë përshtypje shumë gjëra, ata preferojnë ta mbajnë të fshehtë vëmendjen që u kushtojnë disa gjërave të vogla te femrat.

Aroma

Çdo njeri ka aromën e tij karakteristike që është e pavarur nga parfumet, era e shampos apo solucioneve të tjera. Te femrat kjo aromë është një nga elementët që tërheq më tepër meshkujt dhe që i bën për vete.

Flokët e lagura

Ndonëse për vajzat flokët e lagura janë një problem për të cilin duhet të kujdesen, për meshkujt ato janë një aspekt që i bën për vete dhe i nxit fantazi të shumta. Për më tepër lidhen me freskinë dhe gjërat e bukura që vijnë pas dushit.

Bluzat e gjera

Meshkujt i adhurojnë vajzat që veshin bluzat apo këmishat e tyre gjatë natës që kalojnë te ta. Është një ndjesi intimiteti që i bën të ndihen të sigurt për lidhjen me vajzën në fjalë.

Qukat

E çuditshme, por e vërtetë, meshkujt i preferojnë shumë femrat që kanë quka, pasi mendojnë se ato janë shumë të adhurueshme. Ndonëse femrat përpiqen t’i fshehin qukat, meshkujt po rebelohen dhe kërkojnë t’i shohin ato më shumë te partneret e tyre.

Frymëmarrja e afërt

Meshkujt çmenden kur femrat marrin frymë pranë qafës së tyre. Disa njerëz mund ta cilësojnë këtë si ‘të bezdisshme’ dhe si ‘të pamundur për të fjetur’, por shumica e djemve mendojnë se kjo është diçka shumë e bukur dhe pse jo tërheqëse.

Përqafimet

Një fenomen shumë i përhapur së fundmi, bëhet fjalë më tepër për përqafimet në shtrat dhe për afërsinë e intimitetin e krijuar në çift sesa për përqafimet në përgjithësi, shkruan bota.al. Megjithëse pretendohet se femrat i pëlqejnë më shumë ‘përkëdheljet’ në shtrat, meshkujt nuk mbeten më pas.

Gjërat që bëhen në shtrat, mbeten në shtrat. Shumë femra ndrydhen me idenë se nëse veprojnë në një farë mënyre në shtrat, atëherë ato do të paragjykohen. Por rezulton e kundërta, meshkujt i pëlqejnë shumë femrat aktive në shtrat dhe nuk e kanë aspak kompleksin e gjërave të çuditshme.

Të qeshurën e përmbajtur. Meshkujt mendojnë se është shumë bukur kur vajzat qeshin në një mënyrë të veçantë, për më tepër kur janë vetë djemtë atë që kanë shkaktuar buzëqeshjen apo kanë thënë batutën.

Kur flirtojnë

Nuk është diçka që ndodh zakonisht, por meshkujve u pëlqen shumë kur femrat flirtojnë me ta ose kur i shohin në një mënyrë që i tregon se i dëshirojnë ata. Nga kjo kuptohet se edhe meshkujt kujdesen për veten që të jenë të pëlqyeshëm dhe për femrat që i shohin rastësisht.

Kafshimi i buzës

Nëse ju duhet të bindni ndonjë djalë për çdo gjë, mjafton të kafshoni paksa buzën tuaj të poshtme dhe ai do të jetë i gatshëm të bëjë çdo gjë. Meshkujt e shohin këtë si shumë tërheqëse dhe u pëlqen pa masë.

Author: admin