U martua me Lorik Canën që na ka bërë aq shumë krenar, por gruaja e tij nuk duron dot një zakon shqiptar: Kur na vinë në shtëpi….

Zakonet shqiptare janë të bukura dhe turistët e huaj, ndodh që t’i admirojnë. Për faktin se krahinat ndryshojnë në Shqipëri dhe kanë secila traditat e tyre që i përfaqëson dhe nuset janë ato që duhet të përshtaten, por si do të mund të përshtatej një nuse italiane?!

Bëhet fjalë për bashkëshorten e futbollistit të njohur, Lorik Canës, e cila quhet Monika dhe është me origjinë italiane.

Prej më shumë se 10 vitesh bashkë, gruaja e Lorik Canës duhet të jetë mësuar me zakonet e shqiptarëve, por ka diçka që ajo nuk e kupton dhe këtë na e zbulon vetë Loriku në emisionin “Jashtë Loje” në Top News.

“Kur vinë miq ose familjarë te ne edhe e takojnë Monikën, e pyesin në përgjithësi se si është ajo, familja e po Loriku?!… Këtu ajo habitet kur pyesin për mua ndërkohë që unë jam krah saj aty momentalisht dhe mendon se duhet tmë pyesin mua vetë kur jam aty” rrëfen Loriku me shumë të qeshura dhe humor…

Megjithatë, nusja e Lorikut ka të drejtë, po ta shikosh në një tjetër këndvështrim, por ne shqiptarët i kemi këto zakone e nuk i ndërrojmë dot edhe nëse jemi të vetëdijshëm.

monica cana - Shqiptarja.com

Lorik Cana wants the third baby, but Monica says is enough - Oculus News

Lorik Cana daddy for the second time, wife shows rounded belly

You did not know, that's what Miriam Canin links with Lorik Cana's wife

monika cana Archives - Kosova Info

Cana tregon takimin e parë dhe si përfundoi i martuar me Monicën - Telegrafi

Foto/ Monica iu lut për t'i bërë një foto në jaht, Lorik Cana i  pamëshirshëm e hedh në det

Author: admin