Analistët nuk mbajnë dot të qeshurën nga deklarata e Bashës pas humbjes

Deklarata e krydemokratit Lulzim Basha një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit ka shkaktuar të qeshura në emisionin “Të paekspozuarit”.

Të qeshurat erdhën ku analistët u përpoqën të shpjegonin se çdo donte të thoshte Basha me deklratën ““ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore”, teksa sapo kishte humbur për herë të dytë zgjedhjet parlamentare.

Në studio ndodheshin Arjan Curri, Gjergj Zheji dhe Edvin Kulluri, të cilët thanë se kjo dekalratë tregon se Basha nuk do të dorëhiqet nga drejtimi i PD.

“As ka në mend të iki dhe tani do të vijojë lufta”, është shprehur duke qeshur Arjan Curri. “Do të luftojë me mullinjtë e erës apo me kë”, thanë analistët e tjerë.

“Regjia me fokuso mua, se s’ke çbën, këta po qeshin tani ngaqë lideri tha se tani fillon lufta”, sqaronte drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi nga ana tjetër.

Rakipit është dashur t’u tërheqë vëmendjen analistëve që të ndalin të qeshurën në mënyrë që të fillonte emisioni.

Por ka qenë e pamundur një gjë e tillë, pasi hilariteti që ka shkaktuar Basha me deklaratën e tij pas humbjes së zgjehjeve përball socialistëve./Opinion.al

Author: admin