Mori fund romanca 6-vjeçare e këngëtares së njohur me të fejuarin? Pas ndarjes vjen rikthimi i bujshëm: Soni Malaj dhe Flori Mumajesi thyejnë tabutë, çfarë i bëri bashkë (VIDEO)

Kanë plot 10 vite që Flori Mumajesi dhe Soni Malaj nuk kishte asgjë që i bashkonte këngëtarët, por njëkohësisht ata nuk janë fshirë asnjëherë nga memoria e publikut si çifti më i dashur i showbizit shqiptar dhe sot i kujtojnë si të tillë.

“’Fluturimi 3470” kishte mbetur kujtimi i fundit nga Flori dhe Soni, deri ditën e diel ku dyshja “shokoi” ekranin. Soni Malaj prezantoi këngën e saj pjesmarrëse në “Kënga Magjike” të këtij viti dhe e gjeni dot kush e ka shkruar tekstin e kësaj balade që të rrëqeth mishin? Pikërisht Flori Mumajesi.

Ish-çifti ka thyer tabu pasi nuk ndodh shpesh mes personazheve publik që kanë patur një histori kaq të bujshme dashurie, të rikthehen në një projekt të përbashkët pas 10 vitesh.

Ky rikthim i Soni Malaj dhe Flori Mumajesit mund të quhet një ngjarje me rëndësi për muzikën shqiptare, por nga ana tjetër kjo ndodh menjëherë pas lajmit se Soni Malaj dhe Klevi nuk janë në ditet më të mira të dashurisë së tyre.

Author: admin