Surpriza që policia britanike i bëri për ditëlindje shqiptarit 4- vjeçare

Një gjest shumë i bukur ky i policisë metropolitane në zonën e Enfield e cila ka surprizuar djalin e vogël të një familje shqiptarë që jeton në Britani të Madhe.

Daniel Bala mbushte katër vjeç dhe babai i tij, kishte thirrur Policinë që të kalonte përpara shtëpisë së tyre dhe t’i bënin një surprizë djalit të tij që i ka shumë qejf policët. Kështu ata i sollën dhe dhurata të voglit dhe fotot i postuan edhe në faqen e Policisë.

“Ky djalë i vogël pati një vizitë nga ne sot, dëgjuam se ishte ditëlindja e tij e 4-të dhe se ai e do Policinë, kështu që ne u thirrëm për ta befasuar.

Gëzuar Ditëlindjen Daniel nga të gjithë në #NorthArea #BirthdaySuprises #BirthdayBoy”, shkruhet në faqen e Policisë, të cilën e ka shpërndarë dhe babai i Danielit, Fatosi në profilin e tij në Facebook.

Author: admin