Një ditë profesori hyri në klasë dhe u kërkoi studentëve të përgatiten për një provim të befasishëm.
Ata pritën me ankth në tavolinat e tyre për të filluar provimin. Profesori ecte rreth klasës teksa u dorëzonte fletat e provimit me tekstin e kthyer poshtë.
Sapo ua dorëzoi të gjithëve, ai u kërkoi studentëve të tij ta kthenin fletën dhe të fillonin.
Fleta e Provimit
Për habinë e të gjithëve, nuk kishte pyetje, por vetëm një pikë të zezë në qendër të faqes. Profesori lexoi tërësisht shprehjet e hutuara të të gjithëve dhe tha:
“Unë dua që ju të shkruani se çfarë shihni aty”.
Studentët e hutuar filluan të bënin atë që atyre iu kërkua.
Në fund të leksionit, profesori mori të gjitha fletat me përgjigjet dhe filloi të lexonte secilën prej tyre me zë të lartë para të gjithë studentëve. Të gjithë pa asnjë përjashtim përshkronin pikën e zezë, duke u përpjekur për të shpjeguar pozicionin e saj në mes të fletës, etj.
Pasi të gjitha përgjigjet ishin lexuar, klasa mbeti në heshtje ndërsa profesori filloi të shpjegojë:
“Unë nuk do t’ju vlerësoj me notë në këtë provim! Doja thjesht t’ju jepja diçka për të cilën të mendoheni thellë. Askush nuk shkroi për pjesën e bardhë të fletës. Secili prej jush u përqëndrua në pikën e zezë dhe e njëjta gjë ndodh edhe në jetën tonë.
Kjo është pikërisht ajo që përfundojmë duke bërë me jetën tonë. Ne kemi një letër të bardhë për të mbajtur dhe për ta shijuar, por ne jemi kaq të zënë duke menduar rreth pikave të errëta që ndodhen atje.
Jeta jonë është një dhuratë e veçantë që na është dhënë me dashuri dhe përkujdesje. Ne gjithmonë kemi arsye për të festuar. Natyra që rinovon veten çdo ditë, miqtë tanë rreth nesh, puna që na siguron jetesën tonë, dashuria, familja, mrekullitë që shohim çdo ditë.
Megjithatë ne insistojmë të përqendrohemi vetëm në pikat e errëta: problemet shëndetësore që na shqetësojnë, paratë që duam të kemi, luksin që nuk e kemi, ndërlikimet në marrëdhënien me një anëtar të familjes, zhgënjimin nga një mik dhe kështu me radhë.
Pikat e errëta janë shumë të vogla krahasuar me gjithçka kemi në jetën tonë, por ato janë të parat që ndotin mendjet tona. Largojini sytë nga pikat e errëta në jetën tuaj. Gëzojuni çdo bekimi në jetën tuaj, çdo momenti që jeta ju jep!
Jini të lumtur dhe jetojeni jetën pozitivisht!
Ashtu siç po e shpjegonte profesori, jeta është një shportë me gjëra të mira dhe të këqija. Ne të gjithë përjetojmë ngjarje pozitive dhe negative në jetët tona, por ne duhet të përqendrohemi gjithmonë më së shumti në gjërat pozitive për një jetë të lumtur dhe të shëndetshme.
Jeta vazhdon pavarësisht gjithçkaje, ndaj mos e çoni kohën dëm duke menduar mbi gjërat negative!