Të bëhesh teze është një moment plot emocione, por edhe plot dyshime. Do përjetosh një dashuri të pakushtëzuar për një person tjetër i cili, nga një ditë në tjetrën, do bëhet pjesë e jetës tuaj, ashtu si ndodh me amësinë.
Të jesh teze ka diçka të veçantë, sidomos kur bëhesh për herë të parë. Momenti kur motra njofton shtatzëninë e saj nuk harrohet kurrë. Bërja teze, veçanërisht nëse nuk jeni ende nënë, është një moment unik dhe një përvojë e pazëvendësueshme, e cila të përgatit në njëfarë mënyre drejt mëmësisë.
Këtu do gjesh 5 këshilla për t`u bërë tezja e preferuar ose halla e preferuar. Nëse je ti e vetmja, atëherë këshillat vlejnë për të qenë më e mira në botë.
Ji prezente
Të qenit e pranishme është me sa duket është gjëja më e thjeshtë, por edhe më e rëndësishmja. Nëse nuk jeni afër fizikisht, përpiquni të jeni virtualisht.
Koha cilësore e kaluar së bashku është shumë e rëndësishme
Kalimi i kohës cilësore së bashku është i rëndësishëm. Të rriturit shpesh janë të zënë me një mijë angazhime: punë, shtëpi, probleme personale, telefon, me pak fjalë, gjithmonë ka një shpërqendrim. Fëmijët do të kujtojnë vetëm momentet në të cilat keni luajtur me ta.
Përkëdhelini nipërit dhe mbesat
Të gjithëve u pëlqen të befasohen me dhurata apo gjeste të papritura. Edhe fëmijët. Mund të jetë një lojë e vogël, një vizatim i bërë së bashku.
Bëhu një i besuar diskret
Fëmijëve u duhet kohë të lidhen, ashtu si të rriturit. Bëhu ti njeriu që ruan sekretin.
Besimi dhe interesi: dy përbërës themelorë
Fëmijët e ndjejnë kur ju keni interes për ta, ata ndiejnë afeksion, emocione dhe dashuri; ata ndjejnë nëse vërtet dëshironi ta ndani kohën me ta apo jo. Një marrëdhënie e mirë midis tezes dhe nipit duhet domosdoshmërisht të bazohet në besimin e ndërsjellë. Fëmija gjithashtu duhet të dijë që halla apo tezja beson në aftësitë e tij.
Ah mos harroni të festoni festën tuaj. 26 korriku është dita e tezeve, hallava, dajeve dhe xhaxhallarëve.