Pse aziatikët nuk përdorin deodorant dhe sërish nuk mbajnë aromë të keqe

Ka shumë gjëra që mbase nuk i di për aziatikët. Për shembull që ata në përgjithësi janë me Rh-Pozitiv. Nëse ndodh që të jesh në Azi e të kesh nevojë për gjak, por e ke Rh-Negativ është shumë e vështirë të gjesh dhurues. Madje aziatikët nuk e ruajnë as në bankat e gjakut.

Po ky nuk është i vetmi ndryshim me pjesën tjetër të botës. Aziatikët nuk kanë nevojë gjithashtu për të përdorur deodorant që të heqin aromën e keqe të trupit.

Jo se nuk djersijnë, si gjithë pjesa tjetër e botës, por djersa e tyre nuk vjen erë. Në fakt asnjë djersë nuk vjen erë, aroma e keqe shkaktohet nga një bakter i veçantë i quajtur ABÇ11 dhe e ke apo nuk e ke varet nga geni.

Fillimisht, shkencëtarët menduan se ky gen ishte përgjegjës vetëm për përbërjen e dyllit të veshit, duke e bërë atë të thatë ose të lagësht. Në fakt, u zbulua se 80% deri 95% e njerëzve të Azisë Lindore kanë dyllë veshi të thatë, ndërsa afrikanët dhe evropianët të laësht. Dhe çuditërisht, përbërja e dyllit të veshit lidhet edhe me erën e sqetullave.

Njerëzit aziatikë kanë një gjendje të veçantë gjenetike. Atyre u mungon ABÇ11. Kjo e bën dyllin e veshit të tyre të thatë, sepse i mungon substanca që ushqen bakteret. E njëjta gjë ndodh edhe me djersën e tyre.

Njerëzit evropianë dhe afrikanë nuk janë me kaq fat pasi më pak se 3% e tyre nuk e kanë këtë gjen ndërsa pjesa tjetër e kanë atë.

Author: admin