Herë tjetër mendohu mirë para se t`i thuash dikujt: Qenke dobësuar, sa bukur dukesh!

Nëse do të më pyesni kur filloi çrregullimi im i të ngrënit, nuk do të mund t`jua tregoja. Duke parë prapa, mendoj se ka qenë gjithmonë atje, duke u manifestuar në mënyra të ndryshme gjatë gjithë viteve të shkollës sime. Ka nisur që në shkollën fillore kur infermierja më peshonte si pjesë e Programit Kombëtar të Peshimit të Fëmijëve dhe unë mësova përmendësh numrin në peshore sikur të ishte po aq i rëndësishëm sa emri im, e fiksuar me idenë se numri im ishte më i madh se e shumicës së njerëzve.

Vazhdoi me 3 vitet e shkollës së mesme ku para prindërve bëja çdo ditë sikur e harroja drekën ta merrja me vete, kurse shokëve të klasës u përgjigjesha se do haja sa të shkoja në shtëpi.

Dhe nuk mund ta harroj kohën kur hoqa dorë nga sheqeri dhe karbohidratet. Disa shoqe të miat u bashkuan me mua, në grupin “të përmirësojmë trupin”.

Gjatë vitit tim të parë në universitet, rregullat që do të ndërtoja u bënë kufizuese të rrezikshme. Çdo ditë do të zgjohesha duke dashur të ha më pak. Jeta ime tani drejtohej nga një aplikacion për llogaritjen e kalorive dhe një sërë peshoresh. Fillova të humbas klasat, sepse mbajtja e çrregullimit tim të ngrënies ishte shumë e tatueshme mendërisht duke mos u përqëndruar në ndonjë gjë tjetër. Unë do të qëndroja në dhomën time për ditë me radhë për të shmangur përballjen me botën e jashtme. Akoma, kisha frikë t’i tregoja dikujt se çfarë po ndodhte dhe, në të vërtetë, nuk isha shumë e sigurt as vetë se çfarë po ndodhte. Por, pavarësisht se ndihesha aq e sëmurë, njerëzit më thoshin se nuk isha dukur kurrë më bukur. ‘Lucy, a ke humbur peshë? Dukesh e pabesueshme”, më tha shoku im. Dhe komplimentet vazhdonin. Cikli mensrrual kishte ndalur, flokët po më binin dhe zërat në kokën time ishin shurdhuese, por gjithçka më dukej e vlefshme sepse këto komente përforcuan që ajo që po bëja ishte në rregull. Ata më ndaluan ta shoh veten si të sëmurë.

Kështu që, në moshën 19 vjeç unë u diagnostikova me anoreksi nervore. Për herë të parë në vite, ndjeva se më në fund mund të merrja frymë. Kishte një fjalë për atë që po kaloja, dhe tani mund të filloja të bëhesha më mirë.

Shoqëria e sheh humbjen e peshës si një aspiratë, i denjë për lavdërime dhe komente sociale. Por për shumë njerëz si unë, biseda për humbjen e peshës është gjithashtu një shkas i madh. Në qoftë se nuk po tregoni shqetësim të mirëfilltë për mirëqenien e dikujt, ose një person me të cilin jeni afër ka përmendur peshën e tij, vërejtjet duhet të shmangen, komplimentet gjithashtu.

Author: admin