Nëna e dy fëmijëve Samantha Thorne, ankohet se ka pësuar disfata të shumta në njohjet e reja që prej divorcit të saj të dytë, duke thënë se është mashtruar 25 herë brenda vitit, nga burra që nuk ishin ata që pretendonin në profilet e tyre në rrjet.
Mënyrat e njohjeve të reja kanë ndryshuar shumë gjatë viteve por me stilin e ri online, 42 vjeçarja britanike thotë se është gënjyer rreth 25 herë që kur hyri në skenën e njohjeve të reja pas divorcit.
Fillimisht ajo ishte optimiste se do të gjente dashurinë me burra të pashëm në një aplikacion njohjesh në rrjet.
Por çuditërisht ajo u kthye në një magnet për mashtruesit e rrjetit, profilet e të cilëve nuk kishin asgjë të përbashkët me atë që ishin në të vërtetë.
Në një prej rasteve, estetistja thotë se u takua me një djalë fotot e të cilit në rrjet ishin aq të rreme saqë ajo nuk e kuptoi se ishte takuar edhe më parë me të.
Ndërsa një tjetër partner i mundshëm i saj përdorte në profilin e tij fotot e një modeli mashkull.
Në një tjetër rast, Samantha thotë se u takua me një djalë që pas disa ditësh i kërkoi të përfshihej në një ndërrim partneresh me një çift tjetër, në një klub seksi.
Por pas një vit takimesh me kandidatë katastrofikë, ajo thotë se eshtë e lumtur që ka njohur partnerin e saj David Tyson, 55 vjeç.
Vetëm tani që ka rënë në dashuri gruaja thotë se vendosi të hapë ditarin e tentativave të njohjeve, për ta kthyer në një libër.
Samantha, nga Kent në lindje të Londrës, tha: “Vendosa ta provoj – isha duke kërkuar seriozisht sepse doja dikë me të cilin të stabilizohesha. Ishte një kohë e çuditshme në jetën time, por sigurisht që duhet ta kishe ca lëkurën e trashë.”
“Fatmirësisht përfundoi mirë me të dashurin tim të ri, kështu që nuk do të përdor me rrjetet e njohjeve të reja”.
Një nga kujtimet më të çuditshme ishte takimi me partnerin “dredhues” që kërkonte ta shkëmbente me gra të çifteve të tjera.
Ajo thotë: “Kur ai më tha se donte të më conte diku, unë mendova se ishte një restorant i bukur. Por më tha se dëshironte të kishte dhe ‘njerëz të tjerë’. Unë mendova se ishte një shaka, por më pas u zhgënjeva shumë, pasi në fillim po ia kalonim mirë.”
Samantha tregon se katastrofa e dytë ndodhi disa muaj më vonë kur ajo ishte njohur me një burrë që pretendonte se ishte model mashkull, i pasur.
Pas rreth një javë bisedash ajo besonte se ishte i vërtetë dhe shkoi ta takonte për një pije.
Por një shoqe e saj kreu pak punë hetuese dhe zbuloi se fotot e tij ishin në fakt të një modeli amerikan.
Samantha tashmë nuk e kishte idenë se me kë kishte folur për rreth një javë.
Ajo tregon: “Isha thithur brenda historisë së tij, por u bë e qartë që ishte e rreme kur ne nisëm të hetonim. Kur ai e kuptoi se ishte zbuluar më bllokoi në rrjet, unë edhe sot nuk e kam idenë se me kë kam folur”.
Një nga takimet më të pazakonta të Samanthas ishte ai me një burrë të cilin e kishte takuar edhe më parë, por nuk e kuptoi për arsye të profilit të tij të rremë.
Samantha thotë: “Shkova në bar për ta takuar por sapo e pashë, edhe kur ishte me kurriz nga unë, e dija se kisha dalë me të disa vjet më herët. Unë e dija që ishim takuar më parë por kur ia thashë këtë ai nisi të debatonte duke më akuzuar se po gënjeja”.
“Nuk kishte pasur asnjë tërheqje apo interes asokohe dhe as tani herën e dytë”.
Nëna e dy fëmijëve thotë se tani është e lumtur me partnerin e ri David, inxhinier hekurudhash, që gjithashtu njohu në rrjetet e internetit.
Ajo thotë se gjatë izolimit të koronavirusit ka shkruar librin – ‘Një vit në jetën e takimeve në Internet Dating’ – për eksperiencat e saj.
Ajo konkludon: “Unë për fat e gjeta fundin e lumtur – por jam e lehtësuar që nuk duhet të përdor më njohjet në internet.”