90% e trupit me tatuazhe, gjyshja gjermane shpenzon gjithë kursimet

Një gjyshe në Gjermani është bërë një fenomen në rrjet, pasi ka mbushur pjesën më të madhe të trupit të saj me tatuazhe me pretendimin se i japin energji.

55-vjeçarja Kerstin Tristan e cila ka qenë më herët modele, e bëri tatuazhin e saj të parë para 5 vjetësh për ta mbushur më pas të gjithë trupin me lule dhe flutura.

Kerstin tregon se nuk i pëlqente më parë tatuazhet, por që nga vitit 2015 ka shpenzuar të gjithë kursimet e saj për të pikturuar thuajse 90% të trupit.

 

Author: admin