85 VJEÇARI NDALOHET 2 HERË ME PROSTITUTA, SI JUSTIFIKOHET PARA POLICISË

“Është efekti i vaksinës Covid”.

Kështu është mbrojtur një 85 vjeçarë nga Costiera Sorrentina, i kapur plot 2 herë brenda një orë e gjysmë në bregdetin e Eboli, Itali, nga Policia Bashkiake ndërkohë që ishte në shoqërinë e prostitutave.

Justifikimi, vërtet i pabesueshëm, sigurisht që nuk ka pasur aspak vlerë, përveçse ka ngjallur të qeshura:

është gjobitur në të dy rastet për shkelje të normave anti infektim, do të duhet të paguajë pak më shumë se një mijë euro.

Por burri nuk është penduar: “Megjithatë – ka thënë – janë para të shpenzuara mirë”.

Burri ishte nisur herët nga komuna e tij, në bordin e një kamperi të vjetër.

Herën e parë është dalluar në një pikë të vijës bregdetare ku zakonisht prostitutat veçohen me klientët e tyre.

Agjentët e Policisë Bashkiake të Eboli, sipas urdhrave të komandantit Sigismondo Lettieri, e kishin dalluar kamperin e ndaluar dhe duke u afrua për kontrollet e rastit, kishin parë burrin që vihej në timon.

Kanë zbuluar kështu se në mjet kishte edhe 2 prostituta.

Pas verifikimeve ka ardhur edhe gjoba: rreth 500 euro.

Më pas, rreth mesditës, patrulla po patrullonte rrugën në afërsi të urës së Sele kur ka parë një kampër shumë të ngjashëm me atë të të moshuarit, të ndalur në anë të rrugës.

Agjentët janë afruar dhe e kanë njohur: ishte pikërisht i njëjti.

Dhe, të habitur, kanë konstatuar që, për të dytën herë, burri ishte më një prostitutë.

Edhe 85 vjeçari i ka njohur dhe ka provuar të justifikohet duke përmendur një reaksion anësor të mundshëm: kishte pak kohë që kishte bërë vaksinën anti Covid, ka shpjeguar, dhe ka qenë pikërisht ajo që i ka shkaktuar një eksitim seksual të pakontrollueshëm, duke e detyruar të ecë me makinë për dhjetëra kilometra në kërkim të prostitutave.

Ka ardhur kështu edhe gjoba e dytë: rreth 500 euro të tjera, për një totale që i kalon 1 mijë euro./allneës.al

Author: admin