Një foto e presidentit të Ukrainës, Zelensky dhe ministrit të Mbrojtjes, Oleksii Reznikov është postuar në llogarinë e ministrit, ku duken të buzëqeshur duke dhënë sinjale pozitive për të gjithë rezistencën e popullsisë së Ukrainës.
Pas 85 orë mbrojtje nga ushtarët dhe bombardimet ruse, ministri Reznikov shkruan se deri tani ia kanë dalë të mos e lëshojnë Kievin dhe se nuk do i ulin armët deri në fund.
“85 orë mbrojtje. Frikësimi i Ukrainës është i pavend. Është e pamundur të thyesh mbrojtësit tanë, për më tepër është e pamundur ta bësh Kievin të lërë armët. Kohët janë të vështira, por do të kalojnë. Nuk është shumë vonë”, shkruan ministri i mbrojtjes.