8 muaj pasi u diagnostikua me sindromën e rrallë, Justin Bieber tregon se si i duket fytyra

Me siguri fansat e tij nuk mund ta harrojnë momentin kur këngëtari i njohur publikoi një video ku shpjegonte arsyet që e shtynë të anulonte koncertet e planifikuara. Justin Bieber më pas u diagnostikua me një sindromë të quajtur Ramsay Hunt, e cila në thelb është një herpes që kur aktivizohet, shkakton paralizë në disa pjesë të fytyrës, të cilat janë afër veshit.

Në fakt, kjo sindromë e veçantë ka komplikime, të cilat mund të çojnë në humbje të dëgjimit dhe dobësi të përhershme të muskujve të fytyrës. Në videon e postuar nga Justin në atë kohë, ai nuk mund të lëvizte gjysmën e fytyrës, të mbyllte një qepallë, si dhe të buzëqeshte nga të dyja anët. Rezultati ishte se gjysma e fytyrës së tij lëvizi normalisht dhe gjysma tjetër mbeti e palëvizshme.

Kjo është mjaft serioze, siç mund ta shihni. Do të doja të mos ishte kështu, por padyshim, trupi im më thotë të pushoj dhe shpresoj ta kuptoni. Do ta përdor këtë kohë për të pushuar, për t’u çlodhur dhe për t’u rikthyer në 100% në mënyrë që të mund të bëj atë që kam lindur për të bërë“, tha ai.

 

Por tashmë lajmet për shëndetin e tij duket se janë më të mira për këngëtarin, pasi ka postuar një video në të cilën duket se mund të lëvizë të dy sytë, si dhe të buzëqeshë gjerësisht. Me këtë video këngëtari ka dashur të tregojë lëvizshmërinë e fytyrës së tij, e cila i është rikthyer, ndërsa në të njëjtën kohë ka shkruar: “Prisni”, duke i përgatitur fansat se po përgatit diçka, tani që shëndeti i tij është më i mirë./abcnews.al

Author: morevesh