Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish situatën e brendshme në selinë e Partisë Demokratike .
Në përvjetorin e ditëlindjes së 30-të të FRESSH, Rama tha se në 8 janar, godina e PD u kthye si kështjellë, ku një palë luftonte për ta marrë dhe pala tjetër për të mos e lëshuar.
“Apo ato që pamë pak ditë më parë në 8 janar, asnjë km larg nga këtu te oborri i një partie që u kthye në shesh xhirimin e një realityshoë. Me politikanë realë, por të arratisur mbrapa në kohë, diku andej nga mesjeta dhe godinë e kthyer në kështjellë.
Disa luftonin për ta marrë, disa luftonin për të mos e lëshuar. Gjëra të paimagjinuara që po ndodhin gjithnjë edhe më shumë në vende të ndryshme dhe situata të ndryshme”, tha Rama.