Ata qëndruan të pandarë gjatë 70 viteve të martesës dhe vdiqën brenda pak minutash në një spital të Ohajos pasi ishin prekur nga COVID-19.
Sipas CNN, Dick Meek, 89 vjeç dhe Shirley Meek, 87 vjeç do të merrnin dozën e dytë të vaksinës më 19 Janar, datë e cila përkonte edhe me 90-vjetorin e Dick Meek.
Vajza e tyre tha se ata kishin qenë gjithmonë bashkë që pasi u njohën në shkollë të mesme. Ata kishin festuar 70-vjetorin e martesës më 22 Dhjetor të vitit të kaluar.
Çifti ishin prindër të 5 fëmijëve dhe gjyshër të 30 nipërve dhe mbesave. Gjatë kohës që kishin qëndruar bashkë ata njiheshin edhe si çifti i aventurave duke u hedhur me parashutë nëpër botë.
Çifti doli pozitiv për Covid-19 më 26 dhjetor. Ata kishin shfaqur fillimisht simptoma të ftohjes të cilat vazhduan për disa ditë duke i detyruar t’i nënshtroheshin testit./mv.abcnews.al