7 Vëllezërit dolën jashtë, por Pleqtë asnjëri nuk i mori me vete. Tash Baba na e ka nda hisen vetëm neve bijave!
Vendosa me postu një ngjarje te vërtet ju lutem lëreni anonim. Ne jemi 10 fëmijë 3 vajza e tani jemi bija edhe 7 vëllezër.
Ne kohen e luftës 3 vëllezërit e mëdhenj dolën jashtë me gra e fëmijët e tyre, puna erdh ashtu që prej kampit te Stankovecit ne kohen e luftës dolën jashtë vendit.
Ne 7 fëmijët e tjerë mbetëm ne Kosovë me prindërit sepse lufta na gjeti ne atë mënyrë sa asnjeri nuk ishim bashkë: dikush ishte te dajt, dikush në shtëpi e ne këtë mënyrë ne nuk e patëm mundësin me qene bashkë me tre vëllezërit tone që dolën jashtë vendit.
Lufta kaloi, mirëpo kaluan edhe 10 vite tjera pas luftës e tash vëllezërve që ishin jashtë vendit ju rregulluan dokumentet ne vendet qe ata ishin edhe kuptohet ata vishin ne pushime, i rregulluan punët e tyre, mirëpo kur i martuam edhe këta katër vëllezërit e tjerë ne Kosove.
Pas martesës se vëllezërve te njëjtit filluan ti ndryshojnë raportet me neve. Tash edhe këta vëllezërit qe ishin ne Kosovë filluan me kërkesat e tyre për te dalur jashtë vendit ne mënyrë ilegale se këtu ata nuk e shihnin perspektiven e pleqtë (te moshuarit) nuk i donte askush e as nuk donin te kishin përgjegjësi për ta.
Asnjeri nga vëllezërit nuk kishte dëshirë që të qëndronte ne Kosove e te sakrifikonte për prindërit tanë. Ata vazhdimisht thonin “na shkojnë fëmija poshtë këtu ne Kosove pa perspektiv e pleqtë sot për nesër janë” e shume fjale te tjera.
Ne këtë mënyre 7 vëllezër mi lindi e rriti nana e asnjeri s’ishte i pajtimit që te kujdeset për prindërit tanë.
Ne vitin 2010 edhe këta vëllezërit qe ishin në Kosovë dolën jashtë vendit në perëndim, kurse këtu mbetem vetëm ne vajzat për tu kujdesur për prindërit tanë edhe pse secila nga ne ishim te martuara dhe me 100 obligime tjera. Prindërit nganjëherë i merrnin jashtë vendit, ama edhe kur i merrnin vetëm mbyll brenda ne banës i lenin. Bashkëshortët e tyre nuk kujdeseshin fare për prindërit tanë sa prindërit shkonin ne vizite tek vëllezërit. Përveç moskujdesit qe bashkëshortët e vëllezërve tanë e tregonin ato edhe i injoronin prindërit tanë dhe ne këtë mënyrë babi dhe nana vendosen mos me shku ne vizite tek vëllezërit me si dhe ju ka mbetur hatëri ne vëllezër. Ne motrat kujdesemi tani me rend për prindërit tanë si për përgatitjen e ushqimit, përkujdesjen e shtëpisë etj.
Babi ka vendos qe shtëpinë dhe tokën ta ndaj në tri vende për neve motrave sepse vetëm ne po kujdesimi për ta, kurse vëllezërit i ka larguar nga pjesa e tyre e pasurisë sepse ata edhe ashtu kushtet ekonomike dhe financiare i kane mjaft te mira, janë jashtë vendit, por mase edhe ata refuzuan qe te sakrifikonin për prindërit këtu edhe u ftohen raportet.
Tash vëllezërit na kane marr shumë inat neve motrave e sidomos bashkëshortet e tyre te cilat vazhdimisht folin fjalë te liga për ne me vetëm një arsye perse babai jone pasurin e ti e ka nda për neve motrave. Kurse kur ishte momenti qe ato te kujdeseshin për vjehërri e tyre ato refuzuan me një arsye se ne nuk i kemi asgjë pleqtë për mu kujdes për ta! Ato gjithashtu kane thënë “ne s’jetojmë me pleq” e tash kur kanë mbetur pa trashëgimi e kane “qit gjuhen si te gjarprit”.
Ne motrat nuk kemi dashtë trashëgimi as asgjë tjetër edhe e kemi refuzuar trashëgimin vetëm mos ti shkëputim raportet me vëllezërit se ne e dimë se si janë ata, ama babi ka thënë për vëllezërit se nuk i ka “evlat te hairit”, ata nuk janë kujdesur për ne, kurse ne motrat jemi kujdesur e për këtë arsyeje vëllezërit nuk e kane hallall pasurin, kurse ne motrat po.
Babi ka insistu shumë për me na nda neve pasurin e ne motrat kemi mbetur as andej as këndej e spo dimë se çfarë te bëjmë sepse ne njërën ane është dëshira dhe vullneti i prindërve, kurse ne anën tjetër janë vëllezërit qe nëse ne e marrim pasurin ata na lëçitin (fshijnë) neve si motra.
Kisha pasur dëshirë ta di se si do te veproni ju ne këtë rast./Globisot.net/